Tronditëse/ Vritet me thikë një 30-vjeçar në SHBA, arrestohet vrasësi

0

Një 30-vjeçar humbi jetën teksa u godit me thikë në stomak nga një agresor në Manhatan. Mediat amerikane identifikuan viktimën si Davide Giri, i lindur në Itali. Ai rezulton se ka ardhur 8 vite më parë në SHBA për të ndjekur studimet e larta në Universitetin e Kolumbias.

Giri u vra pasi kishte përfunduar një ndeshje futbolli me disa miq të tij dhe po shkonte drejt banesës së tij.

Ai lindi në Torino dhe kryente vullnetarizëm për kishën në Manhatan. Davide Giri ishte inxhinier kompjuterik dhe punonte në “Big Apple”.

Për vrasjen e 30-vjeçarit italo-amerikan është arrestuar 25-vjeçari Vincent Pinkney. Ai rezulton se është anëtar i një bande rrugësh. Raportohet se ai ka plagosur me thikë edhe një turist 27-vjeçar.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje janë ende mister.

Marrë nga “New York Post”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu