Tronditet Athina! Vritet shqiptari në zonën që kontrollohet nga bandat

0

Një vrasje mafioze ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin grek.

Një shqiptar ka mbetur i vrarë, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ajo Pavllo dhe Psaron, një zonë që kontrollohet nga bandat shqiptare.

Ekzekutimet në mes të rrugës nuk janë çudi për banorët. Në të njëjtin territor janë vrarë disa anëtarë bandash gjatë viteve të fundit.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu