Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë pasditen e djeshme ku një foshnje 10 muajsh ka ndërruar jetë pasi e ëma e saj 38 vjeçare shkaktoi një aksident automobilistik.
Tështunën ishte planifikuar dasma e çiftit dhe 38 vjeçarja po kthehej në Elassona nga Krania ku kishte shkuar për të rregulluar detajet e fundit të ceremonisë.
Aksidenti i trafikut ka ndodhur në rrugën provinciale Elassona – Kefalovrysou.
Një ambulancë e EKAB-it e mori foshnjën dhe e dërgoi me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Elassonës, ku për disa orë iu nënshtrua reanimacionit kardiopulmonar, por nuk mundi të qëndronte gjallë.
Në gjendje shoku ambulanca ka pritur nënën, e cila nuk ka pësuar lëndime, ndërsa babai nuk ka qenë me ta dhe më pas është njoftuar për ngjarjen tragjike.