Komuniteti lokal i Lamias në Greqi ka mbetur i shokuar ditën e sotme, pasi trupi i një 41-vjeçari është parë i varur në ballkonin e banesës së tij.
Sipas mediave greke ishte pronari i një dyqani përballë shtëpisë së të ndjerit, ai i cili pa i pari skenën e rëndë.
Pas tronditjes fillestare pronari, thirri policinë e cila bllokoi të gjithë rrugën, teksa një ambulancë mbërriti me urgjencë në vendngjarje.
Sipas hetimeve paraprake përjshtohet skenari i vrasjes dhe dyshohet se 41-vjeç ka kryer vetëvrasje duke u vetëvarur në ballkonin e shtëpisë.
Ndërkohë që hetimet vijojnë, nuk dihen ende shkaqet që e çuan të ndjerin drejt këtij akti makabër në publik.