Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin.
Raportohet për mediat se burrë e grua kanë mbetur të plagosur afër banesës me armë zjarri në Kamëz. Ende nuk bëhen me dije detaje të imtësishme lidhur me ngjarjen në fjalë.
As identitetet e personave të përfshirë ende nuk dihen. Autori që i ka qëlluar është gjithashtu i paidentifikuar dhe shpejt do ketë njoftim nga autoritetet.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.