Qentë ‘Sniffer’, të cilët njihen për nuhatjen e tyre të fortë kundër lëndëve plasëse apo eksplozive, mund të futen në Parlamentin britanik në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e drogës në zemër të Westminster. Deputetët e lartë po shqyrtojnë marrjen e kësaj mase, pasi një hetim i realizuar së fundmi gjeti gjurmë kokaine në 11 nga 12 vendet e testuara për klasën A. Një banjë afër zyrave private të Boris Johnson dhe Sekretares së Brendshme, Priti Patel ishin ndër ato ku u zbuluan shenja të përdorimit të paligjshëm të drogës.
Deputeti konservator, Charles Walker, i cili kryeson Komitetin Administrativ të Commons, i tha mediave britanike se: “Dhoma e Komunave ka një histori të gjatë të përdorimit të qenve snifer për të zbuluar eksplozivët. Mund të ndodhë që tani duhet të zgjerojmë gamën e qenve nuhatës. . . për të përfshirë ato që mund të zbulojnë drogë.’
Marrë nga Dailymail.co.uk





