GREQI- Me siguri ju jeni njohur me lëvizjen e derdhjes së ujit të detit në qafë, përpara se të hyjmë në det. Kjo na ndihmon të mësohemi me temperaturën e ujit. Nga ana tjetër do të keni vënë re se njerëzit që jetojnë në shkretëtirë, e mbrojnë qafën e tyre nga dielli, duke e mbuluar me leckë. Ka një arsye për këtë. Pjesa e sipërme e qafës është afër qendrës së rregullimit të temperaturës së trupit.
Për të fjetur mirë, nuk duhet të ketë shumë nxehtësi. Kjo është arsyeja pse nuk është ide e mirë të bëni ushtrime para se të shkoni në shtrat, shkruajnë mediat greke.
I ftohti, përkundrazi, favorizon gjumin. Nëse keni vështirësi për të fjetur, vendosni në qafë një leckë të freskët, që e keni vendosur në frigorifer gjatë ditës. Kjo ndjesi ftohjeje ka shumë të ngjarë t’ju ndihmojë të flini si një fëmijë.