Trump bën “për një lekë” Bidenin: Je armik i vendit

0

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish presidentin aktual të SHBA-ve, Joe Biden, duke e cilësuar si “armik shteti”.

Krtikat e Donald Trump ndaj Joe Biden janë bërë këtë herë si pasojë e bastisjes që FBI bëri një muaj më parë në rezidencën e Trump-it për të kontrolluar dokumentet të cilat dyshohet se i ka marrë nga shtëpia e Bardhë në kohën që ishte president.

Gjatë fjalimit të tij në tubimin e parë që kur FBI i hyri në shtëpi, Trump tha se Biden “kishte armatosur FBI-në kundër tij”.

Bastisja ishte “një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane”, tha Trump.

Agjentët e FBI-së gjetën më rezidencën e Trump-it dhjetëra dosje boshe të shënuara si të klasifikuara dhe dosjet tepër sekrete u gjetën nga zyra e tij personale. Trump, i cili po hetohet për trajtimin e të dhënave të klasifikuara, i mohon akuzat kategorikisht, shkruan BBC.

Ish-presidenti është aktualisht i përfshirë në një debat ligjor me autoritetet federale që e akuzojnë për një sasi të vogël dokumentesh të klasifikuara që FBI mori muajin e kaluar.

Autoritetet qeveritare thonë se Trump mori dhe ruajti dokumentet e Shtëpisë së Bardhë në mënyrë të pahijshme, duke përfshirë disa të shënuara “tepër sekrete”, në shtëpinë e tij në Florida – resortin Mar-a-Lago.

Prokurorët federalë tani thonë se ai mund të ketë penguar hetimin për posedimin e dokumenteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu