“Duan të më fusin në burg për 187 vjet’, ‘Duhet të di që je në anën time”.
Pas dënimit nga gjykata, Donald Trump mbush arkat e tij për duelin e tij me Joe Biden duke vërshuar mbështetësit e tij me thirrje për donacione.
Të enjten, menjëherë pasi një juri e shpalli fajtor republikanin, votuesit e Donald Trump filluan të merrnin mesazhet e para në emailet e tyre.
“Unë jam një i burgosur politik!”, “Joe Biden duhet të pendohet që na sulmoi në një mesazh, shoqëruar me një foto të tij me një grusht të ngritur, përpara se t’u bënte thirrje “patriotëve” të dhurojnë 20, 47, 100 ose! 3300 dollarë për fushatën e tij në Shtëpinë e Bardhë.