– Ish-presidenti amerikan Donald Trump vazhdoi turneun e tij “Save America” të shtunën me një vizitë në Arizona, ku ai shqyrtoi punën e Presidentit aktual Joe Biden dhe miratoi kandidatët vendas republikanë. Fox shkruan se ish-presidenti nuk zbuloi nëse do të rikërkonte presidencën në 2024 por vazhdoi të nënvizonte ato që ai e përshkroi si ‘dështime’ të presidencës së Biden, duke theksuar këtu kufirin SHBA-Meksikë, pandeminë e koronavirusit ekonominë dhe inflacionin.
“Ne kemi pasur më shumë probleme, kemi pasur më shumë shkatërrim se pesë presidentë të mbledhur vitin e kaluar. Këto vendime që ata po marrin, po shkatërrojnë dhe shkatërrojnë jetët e njerëzve, duke pushuar amerikanët nga punët e tyre, duke detyruar fëmijët e pafajshëm të rriten me maska”, tha Trump.
Trump në Arizona gjithashtu përmendi edhe zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar, të cilat ai i quajti si të manipuluara.