Trump: Putin është inteligjent! Liderët tanë budallenj, unë do i jepja fund kësaj farse

0

Në një kohë kur Ukraina prej 4 ditësh ndodhet nën agresionin rus, dhe vendet e NATO-s kanë vendosur për mos të ndërhyrë ushtarakisht, pasi kjo do të shënonte zyrtarisht nisjen e luftës së tretë botërore, deklaratat nga lider dhe ish-lider vijojnë.

“Vladimir Putin vendosi të sulmojë pa mëshirë Ukrainën pasi pa tërheqjen tonë nga Afganistani. Putin është një njeri inteligjent, ndërsa liderët tanë janë budallenj”’- shkruan CNN.

Kështu deklaroi ish-presidenti i Shteteve, Donald Trump gjatë një fjalimi në konferencën e konservatorëve ku gjithashtu e cilësoi si sulm kundër njerëzimit vendimin për të hyrë ushtarakisht në Ukrainë.

“Për mua do të ishte shumë e lehtë për t’i dhënë fund kësaj farse që po ndodh”, shtoi Trump duke folur dhe për afrimitetin e tij me Putin.

Kujtojmë se gjatë një takimi që ka pasur me Putin, teksa mbante detyrën, Trump i ka thënë atij se do të sulmonte Kremlinin, në rast se lideri rus do të vendoste të ndërhynte ushtarakisht në Ukrainë.