Trump refuzon Putinin si negociator për Iranin: Vladimir, le të ndërmjetësojmë Rusinë së pari

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar rolin e Rusisë si ndërmjetës për të vendosur dialogun mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së.

Teksa zhvlerësoi rolin e ushtrisë iraniane, duke thënë se janë krejtësisht të pambrojtur dhe ta se ndoshta për Iranin tashmë është shumë vonë që të negociojë, Trump sinjalizoi se Rusia më së pari duhet të jetë e gatshme për problemet e saj, përpara se të ofrohet për shtetet e tjera si ndërmjetëse.

“Unë thashë, ‘Vladimir, le të ndërmjetësojmë Rusinë së pari. Mund të shqetësohesh për këtë më vonë”, tha Trump.