Trump ultimatum Iranit: Ejani në tryezë me marrëveshje, ndryshe… më keq se Venezuela!

0

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit në Iran, që të arrijnë një marrëveshje, në të kundërt kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron një sulm ndaj shtetit të Lindjes së Mesme.

Përmes një postimi në ‘Truth’, Trump i tha Iranit se “koha po mbaron” për të arritur një marrëveshje mbi ambiciet e tij bërthamore dhe se një armatë amerikane është e gatshme ta bëjë republikën islamike të paguajë nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve. Në rast refuzimi nga udhëheqësia e Iranit, presidenti amerikan ka konfirmuar se do të ndërhyj, njëjtë siç bëri me Venezuelën, duke paralajmërsuar se sulmi do të jetë ndryshe nga Karakasi, ndoshta dhe me dhunë nëse do të jetë nevoja.

Donald Trump: Siç i thashë Iranit një herë më parë, BËNI NJË MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe pati “Operacionin Çekiç i Mesnatës”, një shkatërrim të madh të Iranit. Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni që kjo të ndodhë përsëri’, përmbyll reagimin e tij udhëheqësi amerikan. Një Armatë masive po shkon drejt Iranit. Po lëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh. Është një flotë më e madhe, e kryesuar nga Aeroplanmbajtësja e madhe Abraham Lincoln, sesa ajo e dërguar në Venezuelë. Ashtu si me Venezuelën, ajo është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të përmbushë me shpejtësi misionin e saj, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme. Avioni i Katarit me 104 persona në bord përplaset me shtyllën e ndriçimit të aeroportit të Malpensas Shpresojmë që Irani të “vijë shpejt në tryezë” dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – JO ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore! Siç i thashë Iranit një herë më parë, BËNI NJË MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe pati “Operacionin Çekiç i Mesnatës”, një shkatërrim të madh të Iranit. Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni që kjo të ndodhë përsëri. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!