Trump vendosi 104 përqind tarifa ndaj Kinës! Përgjigjet Pekini: 84 përqind tarifë për të gjitha mallrat e importuara nga Amerika

0

Ministria e Financave e Kinës ka shpallur një rritje të tarifës për mallrat e importuara nga SHBA, duke e çuar atë në 84%, nga 34% që ishte njoftuar më herët, si një kundërpërgjigje ndaj taksave të vendosura nga Donald Trump.

Në të kaluarën, Pekini kishte përdorur gjuhë të ashpër kundër politikave të Presidentit Trump në lidhje me tregtinë dypalëshe, duke i cilësuar veprimet e tij si “kërcënuese dhe shtrënguese” dhe duke i quajtur ato “gabime të njëpasnjëshme”.

Ministria ka njoftuar se këto tarifa të reja do të bëhen efektive që nga mesdita e 10 prillit.