Trupat e 27 refugjatëve kanë dalë në brigjet e Libisë. Dega e Kryqit të Kuq në këtë vend shton se midis kufomave janë një foshnje dhe dy gra. Trupat u gjetën në dy vendodhje të ndryshme të qytetit të Khomsit, 90 km nga kryeqyteti i vendit Tripoli. Ekipet e shpëtimit mund të nxirrnin të gjallë 3 persona.
Një zyrtar libian tregon se fakti që trupat e tyre ishin dekompozuar të bën të mendosh se ata janë përmbytur disa ditë më parë.
“Trupat e dekomopozuar tregojnë se lidhet me përmbytjen e një anijeje të ndodhur disa ditë më aprë”, raporton zyrtari për “AFP”.
Libia është njëra nga pikat e nxehta ku largohen një numër i madh refugjatësh nga Afrika dhe Azia. Vetëm për vitin 2021, kanë humbur jetë në detin Mesdhe rreth 1500 refugjatë.
Marrë nga “Al Jazeera”