Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë zhvilluan sot një mbledhje të përbashkët me temë “Juridiksioni kushtetues dhe juridiksioni gjyqësor-vija ndarëse mes tyre”.
Qëllimi i këtij takimi ishte evidentimi i vlerave dhe vështirësive në praktikën e gjykatave më të larta të sistemit të drejtësisë.
Sokol Sadushi, zv/kryetari i Gjykatës së Lartë u tregua i gatshëm për organizimin e sa më shumë aktiviteteve të tilla.