Tubacioni që sjell naftën ruse në Gjermani mbyllet, zbulohet rrjedhja masive në Poloni

0

Tubacioni i naftës Druzhba që lidh Rusinë dhe Gjermaninë është mbyllur pjesërisht pasi një rrjedhje u zbulua në Poloni, tha të mërkurën operatori polak Pern.

“Shkaku i incidentit nuk dihet për momentin. Pompimi në linjën e prekur u ndërpre menjëherë. Linja 2 e gazsjellësit funksionon normalisht”, tha operatori.

Qeveria gjermane deklaroi se dërgesat e naftës po vazhdonin në dy rafineritë kryesore, pavarësisht rrjedhjes. “Siguria e furnizimit të Gjermanisë është aktualisht e garantuar, ndërsa dërgesat janë të pandërprera,” tha ministria e ekonomisë në një deklaratë.

Incidenti vjen pasi katër rrjedhje u zbuluan në tubacionet nënujore të gazit Nord Stream nga Rusia në Gjermani. Tubacionet kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz në Evropë si hakmarrje e dyshuar kundër sanksioneve perëndimore pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Rrjedhja në një segment nëntokësor të tubacionit Druzhba u zbulua vonë të martën pranë fshatit Żurawice rreth 110 milje në perëndim të Varshavës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu