Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.
Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të vendoset në kontrollin e shteti deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë.
“Është lëndë e palejuar edhe pse ligji e ka lejuar. Jemi duke bazuar në disa konventa që e konsiderojnë si lëndë që duhet të vendoset nën kontrollin e shtetit. Do e ndalojmë, derisa të bëjmë ligjin do bazohemi në konventat që e cilësojnë si drogë”– tha Balla në Kuvend.