Tundi rrjetën e Lazios dy herë, Lukaku feston golin numër 300 në karrierë

0

Inter arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, duke mposhtur në “San Siro” Lazion me rezultatin 3-1. Absolutisht protagonisti kryesor për zikaltrit ishte Romelu Lukaku, i cili arriti të shënojë dy gola, duke arritur në kuotën e 300 golave në karrierë.

Bomberi belg ka qenë në një formë të shkëlqyer që kur ka mbërritur në Milano dhe nën drejtimin e Antonio Contes, Romelu po shkëlqen. Dy golat kundër lacialëve e çuan në koutën e 39 golave me fanellën zikaltër, një shifër kjo e arritur vetëm në 57 ndeshje.
Më parë 27-vjeçari ka shënuar 33 gola kur luante për Anderlecht, 17 kur u huazua te WBA dhe 68 me fanellën e Everton. Gjatë kohës së tij në “Old Trafford”, Lukaku u ndal në kuotën e 28 golave në 66 ndeshje. Gjithashtu, sulmuesi ka gjetur dhe 57 herë rrjetën me kombëtaren e Belgjikës në të gjitha kompeticionet dhe në total falë golave të djeshëm ka arritur në 300 gola në karrierë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu