Tuneli i Skërficës do të hapet shumë shpejt. Kështu shkruan në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama, i cili ndau dhe pamje nga tuneli. Kreu i qeverisë thekson se ky projekt do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë duke iu vënë në shërbim Shqipërisë turistike.
POSTIMI
MIRËMËNGJES dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë





