Turisten ruse e përplas makina, 40-vjeçari ukrainas pëson arrest kardiak

0

Incidentet në qytetet bregdetare janë shtuar gjatë kësaj periudhe, kjo edhe për shkak të sezonit veror ëe mirëpret turistë nga e gjithë bota.

Kështu, sipas policisë, një turiste ruse është dëmtuar në Vlorë, pasi është përplasur nga makina teksa ishte duke lëvizur me monopatinë.

Në ishullin e Sazanit, një 40-vjeçar nga Ukraina ka ndërruar jetë, dyshohet pas një arresti kardiak. Ai ndodhej në ishull me familjen, si pjesë e një guide turistike.

Ndërsa në Sarandë, një 16-vjeçare është larguar nga banesa, teksa babai i saj ka alarmuar policinë.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasin F. H., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin H. K., banues në Sarandë, pasi më datë 17.07.2024, është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor duke ushtruar me automjetin e tij shërbimin taksi pa licencë dhe i paregjistruar në organet kompetente.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori për shtetasen M. R., 29 vjeçe, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me një monopatinë me drejtuesen shtetasen ruse T. E., e cila pas mjekimit është larguar në banesë.

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin D. A., banues në Finiq, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. A., i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 17.07.2024, shtetasja K. S., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e saj të mitur 16-vjeçare, pasi është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.

Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu