Turistët e huaj bllokohen në kanionet e Gjipesë, dëmton këmbën njëri prej tyre

0

Një grup turistësh të huaj kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Gjipesë, ndërsa Policia Kufitare ka shkuar në ndihmë të tyre.

Sipas informacioneve, mësohet se i është dhënë ndihma e parë njërit prej tyre, i cili fatkeqësisht ka dëmtuar këmbën gjatë tentativave për të dalë nga kanionet.

I dëmtuari do të dërgohet për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, ndërsa operacioni i shpëtimit për personat e mbetur në kanion është duke vijuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu