Turisti denoncon: I pagova policit 10 mijë lekë gjobën, por ai se kaloi në sistem

0

Një turist italian ka rënë pre e vjedhjes nga një polic në Shkodër.

Turisti ka treguar se ditën e djeshme një polic në afërsi të Shkodrës e ka gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra pasi ishte pa rrip sigurimi.

Por turisti thotë se ia ka dhënë në dorë paratë policit dhe nuk ka marrë asnjë faturë prej tij.

Për këtë arsye, ditën e sotme kompania ku ka marrë makinën me qira e ka njoftuar për gjobën që i kanë vendosur dhe që duhet të paguajë para se të dorëzojë makinën.

Gjithashtu ai thotë se ata e kanë njoftuar edhe për një gjobë tjetër me vlerë 60 mijë lekë të vjetra.

Turisti thotë se ai i ka paguar këto gjoba por s’ka marrë asnjë faturë.

Ai pyet se çfarë duhet të bëjë në këtë rast…

Denoncimi i turistit:

Mirmengjesi dje ne afersi te Shkodres me gjobit se isha pa rrip, pagova nje gjobe 10000 leke cash, padyshim nuk me dhane asnje cope letre te marre apo te ngjashme mes çeqeve qe donin te telefononin edhe qiramarresin. sot me merr ne telefon duke me thene qe ne momentin e kthimit do te duhet t’i paguajme edhe gjoben sepse eshte ne sistem dhe me thote se nuk duhej ti jepnim leke policeve, na pyeti per cfare ishte gjobe dhe me vone tha thene se eshte edhe nje gjobe tjeter 6000 leke. Unë paguaj dhe shoh këtë gjobë? cfare te bej ? Faleminderit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu