Turisti vrau bashkëjetuesen në një shtëpi me qira në Shkodër, ja kush ishte çifti amerikan

0

SHKODRA- Pesonat në foto janë çifti amerikan që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, ku për fat të keq gruaja humbi jetën. Ajo dyshohet se u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj i cili është identifikuar si 57-vjeçari amerikan Brandon Saporito.

Gjithashtu mësohet se ai u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Momentalisht, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.