Turistja italiane u abuzua sek*sualisht në Durrës, mediat në Itali raportojnë ngjarjen: Vajza kishte mavijosje në trup

0

ITALI – Ngjarja e ndodhur në orët e para të ditës së djeshme ku një 18-vjeçare nga Venecia është përdhunuar nga një 26-vjeça shqiptar, është raportuar nga disa media italiane.

Në artikujt italianë citohet deklarata e policisë për ngjarjen dhe dëshmia e të resë, e cila ka treguar se e kishte kaluar natën me miqtë.

Turistja italiane u abuzua seksualisht në Durrës, mediat në ItaliTuristja italiane u abuzua seksualisht në Durrës, mediat në Itali. Turistja italiane u abuzua seksualisht në Durrës, mediat në ItaliTuristja italiane u abuzua seksualisht në Durrës, mediat në Itali

Në një moment të caktuar rreth orës 05: 30, ajo u largua për t’u ulur në shezlongjet në plazhin përpara hotelit. Atje dyshohet se 26-vjeçari iu afrua dhe e sulmoi. Ajo u përpoq t’i rezistonte përdhunimit, por nuk ia doli. Rrëfimi i të arrestuarit ndryshon, duke pretenduar se marrëdhënia seksuale ishte me pëlqim.

26-vjeçari, Leonardo Preza, punëtor i shezlonëve dhe babai i tre fëmijëve nuk është person i panjohur për policinë. Më herët ai ka qenë arrestuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.