Turkut i gjejnë një gotë çaji në zorrën e trashë

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Turqi. Mediat turke kanë shkruar se një person mbërriti në spitalin e Urfas pasi kishte dhimbje të forta në zorrën e trashë. Pasi mjekët i bënë një radiografi pacientit zbuluan se në ai kishte një filxhan çaji në zonën e anusit. Pacienti u tregoi mjekëve se kishte shkuar për të bërë kupa tek një mjek popullor në qytet dhe padashje, teksa kurrizin e kishte të lyer me vaj i kishte hyrë një gotë çaji në anus. Pas kësaj mjekët ndërhynë menjëherë duke e bërë operacion pacientin në fjalë dhe i nxorrën filxhanin e çajit, ndërsa pacienti i falenderoi disa herë që e shpëtuan nga kjo dhimbje e madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu