“Turp për të rinjtë që u diplomuan jashtë, morën para nga vendi i tyre”, Rama i prerë: Nuk do financojmë më ata që ikin

0

Rama:Sot në një diskutim me ministren e Arsimit po pregatisim spostimin e një fondi të konsiderueshëm të ekselencës nga pagesat për ata që ikin jashtë e nuk kthehen më në Shqipëri pavarisht kontratës me shtetin shqiptar, dhjetra mijëra euro që paguhen për ta, tek burimet e brendshme.

E po strukturojmë një politikë të re që do mbështesë këtu studentët me xixa dhe pedagogët e rinj për të gjithë ciklin, për studimet, për masterat, doktoraturat e kështu me radhë me kushtin që të qëndrojnë në Shqipëri të paktën një periudhë kohe e të kthejnë detyrimin.

Se fondi i ekselencës që deri më sot ka mundësuar diplomimin në universitetet më të mira të botës është shumë i konsiderueshëm e është krijuar me dëshirën e mirë dhe vizionin që këta të rinj të ktheheshin e të kontribuonin në vend.

Të rinjtë që kanë marrë diploma në universitetet më të njohura të botës duhet të kenë turp për faktin që kanë marrë një angazhim në vendin e tyre kanë marrë para nga vendi i tyre e kanë marrë përsipër detyrimin të kthehen për një periudhë të caktuar e ta sjellin këtu një pjesë të asaj dije që kanë marë në funksion të kësaj shoqërie e ndërkohë kjo nuk ka ndodhur.

Atëherë ne nuk do vazhdojmë më të financojmë, ata që ikin, për të mos u kthyer pavarësisht se firmosin me shtetin shqiptar, por do ndryshoë kahjen e këtij fondi.

Ne kemi pedagoge shume te mire, por ngaqe janë bërë të gjithë si këmbët e dhisë, s’merr vesh i pari të dytët edhe mbi këta njerëz që janë kaq të cmuar për vendin bie një hije dyshimi dhe refuzimi për autoritetin e tyre.

Ky është procesi që po ndërtojmë hap pas hapi e të jeni të bindur që do jemi në krah të universiteteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu