Turpërohet Bayern Munich, Bochum i shkakton humbje me “poker” golash

0

Bayern Munich nuk është i pathyeshëm, edhe djemtë e Nagelsman janë njerëzor, por të pësosh një humbje me katër gola nga Bochum, kjo pa diskutim që i lë shije të keqe të gjithë tifozëve bavarez. Pa Neuer në fushë, por më të gjithë titullarët e tjerë në dispozicion, Bayern krijojë iluzionin e goleadësh teksa kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 9-të me të përhershmin Robert Lewandowski.

Goli jo vetëm që nuk demoralizoi vendasit por i bëri më agresiv, fillimisht barazuan rezultatin në minutën e 14-të ndërsa më pas brenda pjesës së parë shënuan edhe tre herë të tjera duke dhuruar një rezultat të pabesueshëm, 4-1 në fraksionin e parë.

Bayern u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por goli i Lewndowskit në minutën e 75-të vlen thjeshtë për statistika, pasi nuk mundi dot të shmang këtë humbje të rëndë 4-2. Bochum i dhuron në këtë mënyrë një asist B.Dortmund për të ngushtuar diferencën prej 9 pikë mes dy klubeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu