Turqia, Greqia dhe Qiproja mbulohen nga dëbora, goditja e ndryshimeve klimatike

0

Ekspremet e motit nga ndryshimet klimatike që po ndodhin në 2022, në  Turqi, Greqi, Qipro dhe Izraeli teksa ka rënë borë në pranverë.

Këtë vitë ka pasur erëra ekstreme që kanë penguar fluturimin në Mbretërinë e Bashkuar, shira të dendur që kanë shkaktuar përmbytje në Australi dhe tani në mars, me ardhjen e pranverës, pjesë të Turqisë, Greqisë, Qipros dhe Izraelit ka rënë borë. Sipas Euroneës edhe pse nuk duhej ishin temperatura të ulta në këtë periudhë të vitit, bora ishte një “surprizë”.

Stuhi dëbore në pranverë

Pas një stuhie të rrallë dëbore që goditi Stambollin këtë fundjavë, më shumë se 400 fluturime u anuluan. Normalisht, në këtë periudhë të vitit, në kryeqytetin e Turqisë do të prisni temperatura rreth 8.5°C. Ndërkohë, pjesë të Greqisë dhe Qipros u goditën nga një stuhi e quajtur ‘Filippos’ e cila shkaktoi rënie të temperaturave dhe solli reshje të mëdha bore në Athinë dhe zonat përreth. Në Afidnes, pranë Athinës, bora ishte të paktën gjysmë metër e thellë, banorët nuk ishin të përgatitur për një mot të tillë.

“Është shumë e vështirë, sepse kemi rrugë përpjetë, kemi akull, nuk mund të dalim. Nuk jemi mësuar të përdorim zinxhirë dëbore,” thotë banori Sotirios Dedas. Në rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina, autoritetet bllokuan automjetet e rënda të hynin në autostradën kryesore. Shkollat në veri të Athinës dhe në rajonet perëndimore dhe qendrore të Greqisë u mbyllën gjithashtu për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Ky është mot shumë befasues pasi temperatura mesatare për Athinën në mars është pak më pak se 12°C. Disa pjesë të Izraelit dhe Palestinës gjithashtu ka rënë borë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu