Turqia në shok! Ish futbollisti i njohur vret një 24 vjeçar, i plagos babain, vëllain dhe dy shokë. Arsyeja është krejt absurde

0

Turqia është tronditur nga vrasja gjakftohtë e një personi dhe plagosja e katër të tjerëve nga një ish-futbollist. Sezer Ozturk , ish-lojtar i Fenerbahce , Besiktas dhe Leverkusen ka qëlluar disa herë dhe ka vrarë një 24-vjeçar. Mediat e huaja sqarojnë se gjithçka ndodhi për përparësinë në rrugë.

Sipas dëshmitarëve okularë, gjithçka ndodhi në pak minuta. Ish-lojtari dhe viktima u grindën disa minuta me fjalë dhe më pas filluan të shtënat. Halim Ibrahim, baba i dy fëmijëve, ra i vdekur nga plumbat , ndërsa babai, vëllai dhe dy shokë të tij u shtruan në spital. Autori është arratisur dhe është në kërkim nga policia, ndërsa shoku i tij dyshohet se është vetëdorëzuar në polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu