Tweet-i i bukur nga Inter dedikuar Kjaerit: “Të presim të ​​japim duartrokitjet”!

0

Një mesazh i bukur i lojës së ndershme vjen nga Interi. Klubi zikaltër ia dedikoi mbrojtësit të Milanit, Simon Kjaer, i cili u detyrua të operohej për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju të pësuar në mesjavën e kampionatit kundër Genoas në Marassi.

Qendërmbrojtësi është operuar sot në ligament dhe do të duhet të qëndrojë minimalisht 6 muaj jashtë fushave të blerta.Milani e ka dhënë këtë lajm të keq për tifozët dhe trajnerin Stefano Pioli, ndërkohë që ka reaguar edhe Interi përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.

“Një kampion nuk njihet vetëm nga mënyra se si luan futboll. Kthehu shpejt Simon, ne po të presim në fushë në ‘San Siro’ për t’ju dhënë duartrokitjet që meritoni”, shkruajnë zikaltrit, që kanë shpërndarë lajmin e Milanit për operimin e tij.

Sigurisht që nuk është hera e parë që Inter bën një veprim të tillë. Klubi është shprehur duke treguar një ndjeshmëri të madhe edhe me rastin e dëmtimit që i ndodhi sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen, në ndeshjen e San Siros.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu