Twitter ka pranuar ofertën e Elon Musk për ta blerë atë për 44 miliardë dollarë

0

Twitter do kalojë ne pronësinë e Elon Musk, kjo pasi kompania aktuale pranoi ofertën e tij prej 44 miliardë dollarësh. Madje, marrëveshja pritet të përfundojë në javët në vijim, me zgjidhjen e procedurave.

Në një letër drejtuar kompanisë të hënën mbrëma, njeriu më i pasur në botë e informoi atë se planet e tij për marrjen e kompanisë do të realizoheshin. Pas publikimit të informacionit, çmimi i aksioneve të Twitter në bursën e Nju Jorkut u rrit me 18%, duke detyruar autoritetet të pezullojnë tregtimin e aksioneve.

Musk kishte propozuar në prill blerjen e rrjetit social për 44 miliardë dollarë. Megjithatë, ai ndryshoi shpejt mendjen dhe tërhoqi propozimin e tij, duke përmendur ndër të tjera informacionin e pamjaftueshëm që Twitter i dha atij për llogaritë e rreme.

Twitter e çoi atë në gjykatë në përpjekje për të detyruar marrjen e kontrollit.

Gjyqtarja Kathaleen McCormick kohët e fundit mohoi kërkesën e Musk për të shtyrë procedurat. Burimet e cituara nga Bloomberg thanë se Musk kishte frikë se McCormick do të anonte me Twitter dhe do të detyrohej të blinte kompaninë pas një padie jashtëzakonisht të sikletshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu