Flakët e zjarrit përfshinë dje fushën e mbetjeve në Vlorë dhe shpërndanë shtëllunga të mëdha tymi mbi të gjithë qytetin në kulmin e sezonit turistik, duke alarmuar banorët dhe turistët.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha per mediat se të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit. Ai shtoi se zjarri është vendosur nga dora e njeriut.
“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë”, tha Dredha.
Në fjalën e tij Dredha kërkoi edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktojnë situata zjarresh.