Ndeshja e sotme mes Partizanit dhe Tiranës mbyll vitin kalendarik në futbollin shqiptar. Një duel i ndezur por që për fat të keq nuk do të ketë një stadium të tejmbushur siç pritej për këtë duel.
Minuta 34′ Ndërpritet ndeshja, një tifoz i Tiranës nuk ndihet mirë dhe mjekët i japin ndihmën e shpejtë, në stadium futet edhe ambulanca
Minuta 27′ Tirana shënon golin e avantazhit me Përgjonin
Minuta 9- Tirana shënon me Redon Xhixhën, por në aksion mori pjesë Ngo’o i cili ishte në pozicion jashtë loje
Minuta 6- Ndërpritet për disa minuta ndeshja, tifozët e Tiranës hedhin flakadanë në fushë, kapiteni Hoxhallari shkon pranë tifozëve për të qetësuar gjendjen