U aksidentua me gruan dhe foshnjën, përkeqësohet gjendja e Arjan Konomit

0

TIRANË– Gjendja e Arjan Konomit është përkeqësuar. Lajmin e ka bërë me dije një i afërmi i tij, i cili ka bërë me dije se Konomi ka kaluar sërish në zonën e reaminacionit në orën 19:00 të pasdites së sotme. Ndërkohë që deri më tani, raportohet se bashkëshortja e tij, Vilma është në gjendje më stabël.

Ngjarja e rëndë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi ndodhi mesditen e së dielës në rrugën e Kavajës. Çifti Vilma dhe Arjan Konomi ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha bashkë me foshnjen e tyre 3 muajshe. Me një shpejtësi të lartë, Ajas Sulejmani i përplasi dhe pasi zbriti nga makina dhe pa çfarë ndodhi u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos iu dhënë as ndihmën e parë. Ai u arratis për gati 3 orë dhe më pas u arrestua në një nga spitalet private të Tiranës.

Policia arrestoi edhe kushëririn e tij pasi dyshohet se ishte me të si pasagjer në momentin e aksidentit. Ndërkohë që në spitalin e Traumës ndodhet vetëm çifti. Foshnja ka dalë nga spitali pasi fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime, ndërsa gjendja e Vilma dhe Arjan Konomit është e qendrueshme. Ata janë jashtë repartit të Trajtimit Intesiv dhe po trajtohen për Politraumë pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu