KOSOVË- Një burrë rreth 55 vjeç ka humbur jetën sot në fshatin Kotorr të Skenderajt. Viktima ka humbur jetwn pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor gjatë punës në pyll. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës,” ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Fexhrije Pllana. Policia ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e aksidentit fatal.