U akuzua për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro!

0

Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshëm kryetarin e bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe 4 zyrtarë të tjerë, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO.

Të pafajshëm u shpallën dhe 4 zyrtarët e tjerë të bashkisë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali si dhe ish-administratorja e njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu.

Kujtojmë që SPAK kërkoi 1 vit burg për Eduard Duro, duke e akuzuar për veprën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, pasi ka dyshime se licencoi një karburant që ishte pa leje.

Ai u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 06.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 25 akti, datë 26.03.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.