U akuzua se kreu marrëdhënie me nxënësin e saj, ish-mësuesja arratiset në Dubai dhe… (FOTO)

0

Një ish-mësuese, e cila u akuzua se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës, tashmë ka filluar një jetë të re në Dubai si instruktore joge.

Melissa Tweedie ishte 22 vjeçe në kohën kur kreu marrëdhënie me nxënësin e saj, e si pasojë u hoq nga regjistrimi i mësimdhënies nga Këshilli i Përgjithshëm i Mësimdhënies për Skocinë.

Ajo u akuzua se kishte fjetur me një student 18-vjeçar pas mbarimit të shkollës në një klub në Glasgow në qershor të vitit 2017. Edhe pse ajo i ka mohuar me forcë akuzat, u zbulua se kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme.

Pasi hetimet mbaruan dhe mbylli çdo llogari të saj në rrjetet sociale, 28-vjeçarja u largua për në Dubai. Por vetëm pas disa muaj pas skandalit, ajo u kthye sërish në rrjetet sociale, duke postuar meditime dhe klasa online në “Youtube”.

“Daily Star” shkruan se ajo ka studiuar për më shumë se 200 orë për t’u bërë një instruktore e kualifikuar joge.

Ndërkohë në një nga videot e publikuara në rrjet, ajo shprehet: “Nëse sot apo dje nuk ishte dita jote, atëherë mendo që sot e ke këtë fletë të pastër përpara. Ju zgjidhni çfarë ngjyrash do të spërkatni gjatë gjithë ditës suaj sot. Dje është pas jush, ka një ditë tjetër të ndritshme përpara jush”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu