Mediat serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës po ushtron kontrolle në autobuzët që po nisen drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet e somte.
Sipas Express, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se nuk ka patur raste të tilla.
“Ne jemi për të ndihmuar qarkullimin. Nuk ka ndalesa të autobusëve”.-tha ai.
Media kosovare në gjuhën serbe, Kossev, duke cituar një media lokale serbe, shkroi se Policia e Kosovës ka ndaluar për gjysmë ore një autobus me serbë nga fshati Gorazhdec në rrugën Pejë – Mitrovicë. Sipas tyre, të gjithë pasagjerët janë nxjerrë jashtë dhe autobusi është kontrolluar detajisht.