Nuredin Dumani u arrestua bashkë me tre persona të tjerë në Fier. Njëri prej tyre është Henrik Hoxhaj, i cili i u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.
Dumani ka marrë plumb në shtyllën kurrizore e për pasojë është nisur drejt Traumës në Tiranë. Ndërsa Hoxhaj ka marrë një plagë në shpatull. Të dy ishin fshehur në një banesë në lagjen “Apollonia” në Fier, vetëm 1 km larg spitalit. Fillimisht kanë tentuar që të mjekohen në shtëpi por më pas janë dorëzuar dhe kanë kërkuar ndihmë nga mjekët e Fierit. Ishin këta të fundit që njoftuan edhe Policinë, duke bërë që në zonë të zbarkonte FNSH-ja, Shqiponjat dhe RENEA-t, madje u përdorën dhe drone për të kontrolluar zonën.
Dumani kishte shkuar të strehohej në Fier, pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit me Talo Çelën por përveç këtij të fundit e pësoi edhe vetë.





