U bë keq se Semi i preku këmbën, zbulohet e dashura e Iglit

0

Konkurenti i Big Brother Igli Zarka, ka shkaktuar shumë polemika me hyrjen e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Igli u shfaq fillimisht si personi që nuk duhej në asnjë mënyrë t’i cenohej hapësira e tij, ndërsa sjelljen e tij e justifikoi duke thënë se çdo gjë jashtë mund të keqinterpretohet.

Gjatë një episodi brenda shtëpisë, ai i kërkoi Semit që të mos kishte afrimitet fizik, për shkak se kjo e fundit i preku këmbën, por pa ndonjë qëllim.

Por sjellja e Iglit ngriti dyshime se Igli mund të kishte një person jashtë, por që asnjëherë nuk është konfirmuar nga ai vetë.

Në Fun Club u zbulua se Igli me të dashurën ka marrë pjesë në klipin e këngëtarit Noizy.

Dojna: Pse kanë turp këta djemtë të thonë që kanë një të dashur jashtë? Se Igli e ka edhe publike deri diku raportin.

Iva: Ne e kërkuam dhe dilte.

Xhensila: Ndoshta nuk do që ta përfshijë aty.

Dojna: Është vajza në klip.

Arditi: Nuk është ky klipi besoj. Është klipi i Noizyt me Arilenën.

Dojna: Është vajza në klip. Po!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu