U betua që 3-vjeç para bustit të Adem Jasharit, sot bëhet ushtar i FSK-së

0

Një ushtar në Kosovë e ka përmbushur betimin e tij të fëmijërisë. Petrit Behrami, dy ditë më parë u betua si ushtar i FSK-së. Këtë synim ai e kishte pasur që fëmijë.

Që në moshën 3-vjeçare e kishte shprehur qartazi dëshirën për t’u bërë ushtar. Këtë e dëshmon një fotografi e tij ku shihet teksa betohet para bustit të Adem Jasharit.

Për ta uruar për këtë detyrë, në vizitë i shkoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Në familjen e Arif Behramit për ti uruar për djalin Petritin i cili para dy dite u betua si ushtar i Kosovës-FSK. Petriti qe kur ishte 3 vjeqar e kishte të qarte se do të behej ushtar i Kosovës. Fotografitë e më poshtme deshmojne qe në jetë duhet të kesh qellim dhe ta ndjekesh ëndrren e ta bësh realitet. Urime Petrit paq fat e zoti të bekoftë!“, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu