U bullizua në rrjet për trupin e saj, motra i del në mbrojtje Georgina Rodriguez: Sa e keqe është zilia

0

Komente të shumta negative kanë vërshur drejt Georginës duke e quajtur të shëndoshë, të dhjamosur dhe shumë epitete ofenduese në lidhje me format e saj fizike. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i motrës së Saj Ivana e cila në rrjetet sociale ka mbrojtur të motrën.
Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, është vënë në shënjestër të mediave spanjolle për disa foto të publikuara nga paparazzët ku shihet me celulit dhe bark ende të rrumbullakosur.

Sipas mediave të huaja, komente të shumta negative kanë vërshur drejt Georginës duke e quajtur të shëndoshë, të dhjamosur dhe shumë epitete ofenduese në lidhje me format e saj fizike. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i motrës së Saj Ivana e cila në rrjetet sociale ka mbrojtur të motrën.

Në llogarinë e saj në Instagram, Ivana ka shprehur mbështetjen e saj për të motrën dhe ka kritikuar komentet negative mbi pamjen e Georginës duke i kujtuar ndjekësve se ajo ka vetëm pak javë që ka lindur dhe për më tepër ende po kalon një periudhë të vështirë pasi gjatë lindjes humbi njërin prej binjakëve.

“Motra ime e bukur. Faleminderit të gjitha grave empatike dhe të mira që e mbështesin në këtë kohë të vështirë. Jo të gjithë janë në gjendje të vendosin veten në vendin e një gruaje tjetër që e ka përjetuar një gjë të tillë. Ishte e çmuar, është e çmuar dhe do të jetë edhe më e çmuar. Sapo ka lindur! Sa e keqe është zilia. Dhe jo, fotot nga vera e kaluar nuk ishin të fotoshopuara! Ishte se ajo nuk kishte lindur binjakë”.- shkroi Ivana.
Për këto komente ka reaguar dhe vetë Georgina e cila ka publikuar në Instastory një artikull të shkruar nga “Glamour”, i cili titullohet “Georgina Rodríguez me bikini pas lindjes është gruaja e fundit e padukshme”. Në artikull shkruhej se imazhet e saj me rroba banje gjatë pushimeve në Ibiza janë bërë një mundësi e re për mediat dhe rrjetet sociale që të gjykojnë pamjen e saj fizike dhe të harrojnë ta shohin historinë e saj, jetën e saj dhe çfarë tregon fytyra e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu