Ministria e Punëve të Brendshme njofton se deputeti Kastriot Rexhepi është paraqitur në polici dhe ka mohuar raportimin ndaj tij si person i zhdukur. Tetovasot shkruan se sipas njoftimit nga MPB, Rexhepi me vullnetin e tij ka shkuar tek një mik, për t’u mbrojtur nga publiciteti në lidhje me seancën kuvendore.
Pas Aranit Hoxhës dorëhiqen dhe 2 zv.ministra në Maaqedoni/ U cënua demokracia
Kryetari i partisë në Maqedoni e denoncoi të humbur/Deputeti reagon nga FB: Jam mirë
“Në lidhje me dje raporimin e marrë gjatë ditës së djeshme (11.11.2021) për SP Bit Pazar për K.R. MPB ju njofton se para pak qastesh K.R. me vetdëshirë ka ardhur në stacion policie dhe ka dhënë deklaratë që raportimi nuk është i vërtetë, gjegjësisht asnjëher nuk është zhdukur, por me vetdëshirë, pa asnjë presion, me familjen e tij ka shkuar tek një mik për t’ mbrojtur nga publiciteti në lidhje me seancën kuvendore”, njoftojnë nga MPB.
Një ditë më parë deputeti Rexhepi pasi nuk u paraqit në seancën e djeshme në Kuvend, mediat maqedonase kanë njoftuar se ishte zhdukur.