U dënua me 6 muaj burg për fshehje të pasurisë, dorëhiqet ministri

0

Alain Griset, delegat i ministrit përgjegjës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, njoftoi dorëheqjen e tij përmes një deklarate për shtyp.

Dy orë para dorëheqjes, Griset u dënua me gjashtë muaj burgim me kusht.

Ndër të tjera, ndaj tij rëndon një dënim me kusht trevjeçar të papërshtatshmërisë për “deklarim të paplotë ose të rremë” të gjendjes së tij financiare.

Avokati i ministrit, i cili mungonte gjatë seancës, Patrick Maisonneuve, tha se do ta apelonte vendimin.

Në qeveri që prej korrikut 2020, Griset doli përpara një gjykate penale një muaj më pas.

Pas emërimit të tij, ai nuk deklaroi një pjesë të pasurisë dhe interesave të tij pranë Autoritetit të Lartë.

Ministri dyshohet se i kishte fshehur me dashje këtij organi mbajtjen e një plani të kursimit të aksioneve (PEA) prej 171 mijë eurosh.

Mes pasurive të padeklaruara renditen edhe “aksionet e drejtpërdrejta” në disa kompani, si “Française des jeux” apo “Natixis”.

Gjithashtu ai nuk kishte deklaruar një shumë prej 130 mijë eurosh e vendosur në APP-në e tij.

Kjo e fundit i përkiste Konfederatës Kombëtare të Artizanatit, Tregtisë dhe Shërbimeve të Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu