“U detyruan me i fshi fotot me luanin” – Rrëfimi i Artan Hoxhës për përzierjen e botës së krimit me showbiz-in shqiptar

0

Një nga detajet interesante të episodit të radhës në ‘Bahiti’s Podcast’ ishte rrëfimi i gazetarit Artan Hoxha për lidhjet e botës së krimit me show-bizz-in shqiptar.

‘Një ngjarje që ndodhi disa vite më parë nxjerr në pah sesi krimi i organizuar ndërthuret me botën e famës në Shqipëri’- tregoi Hoxha. ‘Një personazh i njohur në botën e krimit, i cili mbante një luan, arriti të bëhej personazh publik falë pranisë së tij në jetën mondane’ vazhdoi ai më tej.

“Në momentin që doli lajmi se pronari i luanit ishte i lidhur me aktivitete kriminale, shumë vajza të njohura që kishin postuar foto me të njëjtin luan në Instagram, u detyruan me i fshi fotot”, thotë Hoxha me ironi.

Ky rast shpalos më shumë sesa thjesht një episod viral në rrjetet sociale. Tregon sesi krimi në Shqipëri ka kapërcyer kufijtë tradicionalë dhe bosët po konkurojnë edhe për një status të lartë shoqëror.

Episodin e plotë të ‘Bahiti’s Podcast’ me gazetarin Artan Hoxha e ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/@BAHITIsPodcast