U ekzekutua në Ndroq/ Alfred Dedja emër i njohur për policinë, 50-vjeçari autor i mbi 15 vjedhjeve dhe trafikant i lëndëve narkotike

0

NDROQ- Alfred Dedja i cili u ekzekutua ditën e sotme në një lokal në fshatin Ndroq nga Julian Gjoshi është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për vjedhje dhe trafik droge. Dedja në vitin 2014, është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Gjithashtu 50-vjeçari është vënë në pranga në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Po ashtu Dedja rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Ndërkohë 50-vjeçari i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

Gjithashtu Dedja në vitin 2017, është arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Teksa në Mat u zhvillua operacioni “Minuta e fundit”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 6 kg kanabis si dhe u vunë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, Jurgen Alzeneli dhe një 18-vjeçar, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu