U ‘eleminua’ teksa pinte kafe! Detaje të reja nga vrasja në Shkodër

0

 Nazmi Bandula u qëllua mëngjesin e sotëm me breshëri plumbash teksa po konsumonte kafe në një nga lokalet në lagjen ‘Rus’. Viktimën e kanë qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë dhe më pas autorët janë larguar

Bandula ishte në trotuar afër banesës, në lokalin i cili është ngjitur me një market. Dyshohet se plumbat erdhën nga autorët që ishin brenda një mjeti.

Nga informacionet paraprake nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes teksa policia ka nisur hetimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu