“U filmua duke krye marrëdhënie seksuale në zyrë me dy gra”, kryebashkiaku Italian: Hakmarrje politike

0

ITALI-Pietro Tidei, kryetari i Bashkisë së Santa Marinella-s është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. Tidei menjëherë pasi është vendosur në dijeni të filmimit ka shprehur ankesën se filmimi ka qenë i stisur për ta shantazhuar.

Ngjarja e videos së papublikuar u bë e njohur në mediat prestigjioze italiane ku Tidei është parë duke kryer veprime intime me dy gra në zyrën e tij, njëra prej tyre mendohet të jetë një përfaqësuese  e njohur e një prej ministrive italiane.

Imazhet u bënë publike pas përhapjes së tyre në një chat në rrjetet sociale. Nga ana tjetër kryebashkiaku ka reaguar duke thënë se:

Kam 53 vite që merrem me politikë. Nuk jam i gatshëm të pranoj asnjë ndërhyrje në sferën time private. Kam denoncuar këtë akt si shantazh dhe si tentative për të më korruptuar politikisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu