U fut brenda xhamisë pa këpucë, Mbreti Charles III fotografohet me çorape të grisur

0

Detaji i çorapes së grisur e Mbreti Charles III bëri xhiro në rrjet. Ai e kishte veshur gjatë një vizite në një xhami historike në Brick Lane në lindje të Londrës. Sapo i hoqën këpucët siç kërkohej për ata që hynin në vendin e faljes së muslimanëve, Mbreti nuk ishte në gjendje të fshihte vrimën e vogël në çorapin e këmbës së djathtë, raporton Tgcom.

Kjo ngjarje e papritur, nuk ndikoi në asnjë mënyrë në vizitën e mbretit dhe të Camillas. Edhe në të kaluarën, Mbreti Charles është filmuar ose fotografuar me rroba të shkatërruara nga konsumimi dhe këpucë të shfrytëzuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu